Hirushja e ardhshme e ekranit do të ketë flokë të gjatë të errët dhe tipare karaibeane. “Sony” përzgjodhi këngëtaren Camila Cabello si protagoniste të filmit që do të jetë një version i kënduar i klasikut “Disney”, të vitit 1950.

Ky do të jetë debutimi si aktore i muzikantes kubane, që në vitin 2012 fitoi me grupin “Fifth Harmony” edicionin e dytë të “X Factor USA”, por që suksesin botëror e arriti në vitin 2017 me karrierën si soliste.

“Havana”, kënga që i parapriu albumit të saj të parë, “Camila”, u rendit në vend të parë të klasifikimeve në shumë vende të botës, si dhe u bë kënga më e dëgjuar nga një femër në “Spotify” në vitin 2018. Gjithashtu u përzgjodh si kënga më e mirë dhe videoklipi më i mirë në “MTV EMA”.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA