Benatia kërkon kthimin në Itali, “i shkel syrin” Romës
12/04/2019 01:28
Vetëm disa muaj më parë u largua nga Juventusi, për të luajtur në kampionatin e Katarit, por tani Mehdi Benatia duket se ka ndërmend të rikthehet në Serinë A.
Mbrojtësi maroken i ka “shkelur syrin” Romës, duke thënë se do të preferonte të rikthehej të luante sërish për verdhekuqtë.
“Kam kaluar një kohë mjaft të bukur te Roma. Garsia më dha shumë besim dhe isha kapiteni i tretë, pas Tottit dhe De Rossit. Do të më pëlqente të rikthehesha në kampionatin italian dhe për më tepër, me fanellën e Romës”, tha Benatia.
Top Channel