E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Gjatë fushatës elektorale të vitit 2015, Veliaj premtoi se do të aplikojë një moratorium dy vjeçar për ndalimin e ndërtimeve në kryeqytet, pro sot akuzohet se ka dhënë shumë më tepër lejë ndërtimi sesa paraardhësit e tij.
Vetë Veliaj kundërshtoi akuzat dhe theksoi se pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit, që pasqyrohen në statistikat që u referohen akuzuesit, janë dhënë për vepra publike.
“Shifrat tuaja janë të sakta, por të gjithë harrojnë se aty përfshihen edhe lejet e ndërtimit të dhëna për vepra publike. Nëse zbrisni nga ajo shifër, metrat katrorë të sheshit Skënderbej, bashkë me parkingun nëntokësor, Pazarin e Ri, Bulevardin e ri dhe të tjerë vepra publike, do të kuptoni që përgjysmohet direkt”, tha Veliaj.
Kryetari i bashkisë Tiranë theksoi se sfidon të gjithë, për faktin se ka dhënë më pak leje ndërtimi për privatët, sesa paraardhësi i tij.
Top Channel