Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët për të prishur banesat në Bregun e Lumit.

Ndërkohë banorët kanë dalë në protestë dhe janë të vendosur të mos lejojnë me çdo kusht prekjen e banesave, të cilat janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Nga ana tjetër, siç njofton PD, policia nuk ka lejuar ish-deputetët Bumçi dhe Balliu të afrohen tek zona ku po prishen banesat.

Sipas PD, policia ka rrethuar të gjithë zonën te Bregu i Lumit dhe nuk lejon as median të afrohet.

Ndërkohë që përfaqësuesit e PD dhe opozitës po shkojnë tek Komisariati 4 ku janë shoqëruar edhe gra e fëmijë, sipas njoftimit nga selia blu.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA