Një shqiptar është arrestuar në Itali me 3 kg kokainë. Valentin Tuku, 37 vjeç jetonte me dokumente të rregullta në zonën e Maranelos. Ai ishte vënë nën survejim nga ana e policisë prej disa kohësh.

Pas mbledhjes së provave, që Tuku ishte përfshirë në trafikun e drogës, hetuesit ushtruan kontroll në banesë e tij. Në një çantë shpine u gjet një pako kokainë 1 kg, ndërsa në garazh u gjetën dy të tjera. Ato ishin fshehur poshtë shalës së motorit, të ngjashme me atë q u gjetën disa minuta më parë.

Vlera e tregut të kokainës shkonte 600 mijë euro. Valentin Tuku është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe ndodhet në burg, deri në pritje të gjykimit nga ana e autoriteteve italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA