“BBC Studios” dha “ok” për prodhimin e një mini seriali televiziv të përqendruar te vitet e fundit të jetës së Marilyn Monroe.

Projekti që mban firmën e Dan Sefton e Simon Lupton do të bazohet në librin e Keith Badman “The Last Years of Marilyn Monroe: The Shocking True Story”.

Aktorja, që ndërroi jetë në vitin 1962, në moshën 36-vjeçare, mbetet ende një ikonë stili. Producentët thanë se seriali do të tregojë për periudhën ku sjellja e saj u bë gjithnjë e më e çrregullt; varësia nga alkooli dhe ilaçet, që ndikuan në shkatërrimin e karrierës së saj, duke e çuar drejt vdekjes.

Libri i Badman tregon historinë e Monroe në disa aspekte dhe seriali do të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke specifikuar lidhjet me lojtarin e bejsbollit Joe DiMaggio, John e Bobby Kennedy dhe Peter Lawford, anëtar i “Rat Pack”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA