Konfigurimi i ri parlamentar po krijon hapësira për përfaqësim të subjekteve të ndryshme. Një ndër to është edhe Partia e Ballit Kombëtar që tashmë do të ketë në Kuvendin e Shqipërisë si deputet kryetarin e saj, Adriatik Alimadhi, i futur përmes listës emërore të Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e “Top Talk”, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, e ka cilësuar termin “tradhtar” të përdorur kundrejt atyre që kanë pranuar mandatet si nocion komunist.

Më tej Alimadhi u shpreh i zhgënjyer nga marrëveshjet e bëra me Lulzim Bashën, por edhe me PD ndër vite.

Marrëveshjet në politikë zakonisht nuk zbatohen. Kam kuptuar prej 15 vitesh që Partia Demokratike ka pasur një sjellje të dobët ndaj Ballit Kombëtar, nuk e ka dashur përfaqësimin e kësaj partie. Një ndër to është se çfarë ka përfaqësuar Balli Kombëtar. Pjesa më e madhe e elektoratit të Ballit Kombëtar është tek PD, besoj se PD na ka penguar për të përfituar për vete. Kam pasur marrëveshje me Bashën, që nga 2011-ta. Por nuk ka pasur një inters që t’i japin as 10% të asaj çfarë Balli Kombëtar meriton”, u shpreh Alimadhi.

Top Channel