
24/02 22:34
Bulevardi i Vlorës apo siç njihet ndryshe rruga Vlorë-Skelë do të marrë një pamje të re. Të paktën 8 milionë euro po të investohen për rikonceptimin e tij.
Punimet të cilat kanë nisur prej një viti sipas afatit zyrtar duhet të përfundojnë në fillim të sezonit turistik.
Ky segment rrugor prej 1.7 km nga rrethi i Skelës deri të Xhamia në qendër të Vlorës është konceptuar nga të dy krahët me trotuarë me gjerësi 50 m, dhe për shtrimin e trotuarve janë përdorur gurë nga trevat e rrethit të Vlorës.
Ndërkohë që ka nisur mbjellja e pemëve të llojit rrap. Në projekt janë parashikuar të mbillen gjithsej 650 peme dekorative.
Top Channel