Qyteti Smart, Tirana i bashkohet Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Dixhitale

02/04/2019 18:07

Tirana i është bashkuar Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Dixhitale (Cities Coalition for Digital Rights).

Kjo nismë globale, e iniciuar nga qytetet e Amsterdamit, Barcelonës dhe Nju Jorkut, ka mbështetjen e UN-Habitat, EUROCITIES, CGLU, dhe të gjithë qyteteve të tjera pjesëmarrëse dhe synon mbrojtjen, promovimin dhe monitorimin e të drejtave dixhitale të qytetarëve.

Në valën e radhës së qyteteve që i bashkohen kësaj nisme, midis Athinës, Londrës, Lionit, Milanos, Vjenës, e shumë qyteteve të tjera të rëndësishme botërore, renditet edhe Tirana, e cila iu bashkua iniciatives globale për të mësuar dhe shkëmbyer ide me këto qytete dhe për të marrë praktikat më të mira prej tyre, si pika reference për projektet që do të zbatohen edhe në vijim.

Top Channel