Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Tre mina të montuara me telekomandë, për t’u aktivizuar nga distanca, kanë çuar pas hekurave dy shtetas nga Vlora, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë, në një operacion të koduar “Rruga e gjatë” (në anglisht) të realizuar nga policia e Lezhës.
Dy vlonjatët e arrestuar janë 23-vjeçari Armand Lukani dhe 21-vjeçarja Amelda Elezi, ndërsa në kërkim është shpallur një 27-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë, edhe ky banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre të shpinës janë gjetur 3 minat me telekomandë, por edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë, prej 2.3 kg.
Mbi ta rëndojnë veprat penale të “trafikimit të lëndëve plasëse” dhe “prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, procedura që do të ndiqen nga Prokuroria e Lezhës.
Orët e panikut në Vlorë, xhenierët shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar tritolin
Qyteti i Vlorës është tronditur shpesh nga ngjarje të shënuara nga shpërthime eksplozivi me telekomandë, më e fundit mbrëmjen e së dielës, por fatmirësisht eksplozivi nuk shpërtheu pasi dyshohet të ketë rënë nga një automjet në lëvizje.
Top Channel