“Netflix” ka zgjedhur gazetaren italiane Diletta Leotta për një dokumentar të përqendruar në zakonet seksuale në botë.

Projekti do të këtë 13 episode, në të cilat Leotta do të ndalet në vendet më të bukura në planet, për të zbuluar kuriozitete, zakone të çuditshme e intriguese, dhe risitë lidhur me seksin.

Në dokumentarin e “Netflix” do të përballen tematikat e njohura, por ende pak të eksploruara nga publiku perëndimor, megjithatë duket se do të ketë edhe një mënyrë për të zbuluar gjëra të reja.

Diletta Leotta është një nga gazetaret sportive më të preferuara dhe pasi kaloi në disa nga emisionet më të ndjekur në Itali, tashmë është imazhi i transmetuesit DAZN, për kampionatin italian.

FOTO GALERI
15/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA