Top Talk/ Ironizon Spahiu: Të gatshëm të mbajmë Ramën edhe 20 vite në “kurriz”, që të mos rikthehen vizat

29/03/2019 15:52

Pyetjes nëse tek opozita, ka persona me precedentë penal, ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se “për momentin të vetmit persona kriminalë që shohim, janë disa persona të infiltruar që vijnë dhe marrin pjesë tek protesta e opozitës dhje krijojnë shqetësime që nuk i kemi dashur”.

“Elemente kriminalë nuk kanë interes që të lidhen me opozitën. Ata duna persona në pushtet”, argumentoi Spahiu.

Më pas Dyrnjaja e pyeti ish-deputetin se çfarë është e gatshme që të bëjë opozita për të ndaluar vendosjen e vizave për shqiptarët. Spahiu tha se është i gatshëm që ta lënë Ramën të drejtojë vendin edhe për 20 vjet.

“Çështja e heqjes së vizave është një stres i madh që nuk duhet t’i bëjë shqiptarët as që ta mendojnë një gjë të tillë. Kjo është e rënde dhe nuk ia kemi borxh Ramës, që të na e bëjë këtë të keqe. Me mirë do të ishte sikur vizat të mos ishin hequr se sa të kthemi në një situatë që janë hequr përpara 10 vitesh dhe tani të vendoset ky regjim. Për të mos u rikthyer regjim i vizave për shqiptarët, le të vazhdojë Rama kryeministër edhe 20 vite të tjera, vetëm të mos hiqen vizat”, përfundoi Spahiu.

Top Channel