Dy të rinj, autorë të një grabitjeje të dhunshme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, janë arrestuar nga policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 22 mars dhe protagonist janë tre të rinj, dy prej të cilëve kanë shkuar pas hekurave dhe njëri është shpallur në kërkim.

Të tre personat të maskuar kishin hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe u kishin marrë një sasi lekësh.

“Të arrestuarit janë shtetasit K.S, 21 vjeç dhe A.M, 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.”, njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të këtyre tre shtetasve, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA