Jo vetëm ka një kryeqytet që mburret me krijimtarinë gastronomike, dritat spektakolare të veriut dhe shtëpinë e babagjyshit në Lapland, por është edhe vendi më i lumtur në botë për të dytin vit radhazi, sipas raportit të lumturisë në botë.

Bëhet fjalë për Finlandën, ndërsa pas saj renditen vendet nordike si Danimarka dhe Norvegjia, të ndjekura nga Islanda dhe Holanda.
Raporti i përvitshëm publikohet nga Kombet e Bashkuara më 20 mars, në atë që është shpallur tashmë si dita e lumturisë.

Raporti klasifikon vendet duke u bazuar në gjashtë kritere të ndryshme që janë të ardhurat, liria, besimi, jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe bujaria.

Vitin e shkuar, të gjithë finlandezët kanë qenë më të lumtur se banorët e vendeve të tjera, por edhe emigrantët atje kanë qenë emigrantët më të lumtur në botë. Dhe kjo, për ekspertët, vërteton se lumturia nuk ka të bëjë me ADN-në e finlandezëve por me mënyrën e jetesës atje.

Qytetarët në Finlandë paguajnë taksa të larta për një rrjet sigurie sociale, besojnë tek qeveria, jetojnë të lirë dhe janë bujarë me njëri-tjetrin.

E ky padyshim është një vend ku të gjithë do të donin të jetonin. Në listën e 10-shes së vendeve më të lumtura, bëjnë pjesë edhe Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria.

Top Channel