Në portin e Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Preveze”.

Pas ankorimit në kalatën 5 të portit të Durrësit, ekuipazhi i nëndetëses turke “TCG Preveze” u prit nga drejtues të Flotiljes sonë Detare, të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës dhe Policisë Ushtarake.

Me gjatësi 62 m, gjerësinë 5,8 m e tonazh 1400 ton nëndetësja një nga më modernet e flotës luftarako-detare të Turqisë vjen shpesh në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në port janë planifikuar të zhvillohen vizita të ndërsjellta mes ekuipazhit të saj me drejtues vendorë dhe ushtarakë, si dhe vizita në objektet muzeale dhe qytetet e afërta historike, si Kruja.

Që nga viti 2010, bashkëpunimi mes flotave detare të dy vendeve ka ardhur në rritje, duke ofruar dhe mbështetje konkrete përmes stërvitjeve të përbashkëta, edukimit e kualifikimit të mëtejshëm të personelit detar.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA