Arrestohet aktorja Felicity Huffman. Mashtroi për të regjistruar të bijën në universitet

13/03/2019 12:39

Protagonistja e “Shtëpiake të dëshpëruara”, Felisiti Hafmen është mes dhjetëra aktorëve të akuzuar për një skemë mashtrimi miliona dollarëshe në Kaliforni.

Skema  ndihmonte në mënyrë të palgjishme regjistrimin e fëmijëve të elitës në kolegjet dhe universitetet më të mira amerikane.

Mes të akzuuarve ka shefa ekzekutivë, financierë, drejtues të firmave ligjore më në zë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe stilistë. Ata dyshohet se mashtruan në provimet pranuese dhe dhanë rryshfet për t’i futur të bijtë në shkollat prestigjioze si Jeil,  Stenford, apo Xhorxhtaun.

Prindërit i kanë paguar për shtatë vjet 25 milionë dollarë një shoqate në Kaliforni, për të regjistruar në mënyrë të pamerituar fëmijët e tyre.

Janë gjithsej 50 të akuzuar, mes të cilëve 33 prindër, 13 trajnerë sportivë në universitete si dhe organizuestit e testeve. Të gjithë po dalin para gjykatave në Boston, Nju Jork, dhe Kënektikat.

56 vjeçarja Hafmen me të shoqin ka paguar 15 mijë dollarë për të bijën . “Këta prindër janë katalog i pasurisë dhe privilegjeve tha prokurori i përgjithshëm në Boston. – Çdo vit qindra studentëve të talentuar  punojnë shumë dhe stërmundohen për të hyrë në këto shkolla elite. Ndaj nuk mund të ketë një sistem të ndarë për të pasurit dhe as një sistem drejtësie më vete për ata”,tha prokurori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA