29/11 23:02
Një artiste amerikane ka vendosur që të tregojë nëpërmjet vizatimeve se si është jeta reale e një çifti që ka shumë vite lidhur.
Amanda Oleander thotë se e merr frymëzimin nga marrëdhënia e saj me të dashurin dhe me punën e saj kërkon të sjellë përpara syve të njerëzve se si duket dashuria e vërtetë kur një mashkull dhe një femër nuk janë në publik.
“Jam e habitur se si një çift sillet kur është vetëm në shtëpi. Janë sjellje që nuk mund të kapen dot në foto, për këtë arsye i vizatoj”, shprehet Amanda.
Top Channel