Mes shumë të qeshurash, lotësh, emocionesh dhe tensionesh përfundoi nata e parë e fazës së Betejave. Sonte ishin 6 artistë që e kaluan këtë fazë duke u kualifikuar kështu në Netët Live.
Mes shumë të qeshurash, lotësh, emocionesh dhe tensionesh përfundoi nata e parë e fazës së Betejave. Sonte ishin 6 artistë që e kaluan këtë fazë duke u kualifikuar kështu në Netët Live.
Trajnerët u gjendën në momente shumë të vështira ku i duhet të zgjidhnin mes 3 artistëve të cilin do të merrnin me vete në Netët Live dhe duhet theksuar se vendimi i askujt nuk ishte i lehtë.
Konkurrentët e të gjitha skuadrave dhuruan performanca energjike dhe emocionuese por ka patur edhe nga ato momente ku trajnerët i kanë vënë disi në vështirësi.
Ishte trajnerja Arilena ajo e cila vendosi të sfidojë 3 nga konkurrentët e saj me këngën që u kishte përcaktuar në Beteja. Iris, Petro dhe Vesa shkëlqyen në Betejën e tyre me këngën “Bella Ciao” e cila i përket një repertori tjetër, ndryshe nga çfarë ishin mësuar ata.
Beteja e tyre fantastike rrëmbeu zemrat e publikut por mbi të gjitha atë të Arilenës e cila ishte e bindur se ata do ta kalon me shumë sukses këtë sfidë.
Shumë emocionese ishte edhe Beteja e Gazmendës, Blinerës dhe Samantës të cilat performuan këngën “Qaj” të finalistes së vitit të kaluar të “The Voice Kids, Daniela Toçi.
Performanca e tyre preku të gjithë publikun e sidomos moderatoren e spektaklit, Dojnën e cila ishte thuajse gati të shpërthente në lot.
Një ndër momentet më të vështira të mbrëmjes ishte kur Miriam Cani refuzoi të përzgjedhë mes Orgitos, Margenit dhe Sildit. 3 musketjerët e skuadrës së saj ishin të përkryer në skenë si vokalisht ashtu edhe sa i përket interpretimit.
Trajnerja gjendej në udhëkryq duke rrëfyer se ky është një ndër ato momente kur ajo nuk do të donte të gjendej e ulur në këtë karrige.
Spektakli që dhuron vetëm emocione drithëruese rikthehet sërish të premten e ardhshme në orën 21:00 me episodin e dytë të Betejave! Surprizat dhe momentet e papritura nuk kanë mbaruar ende!
Top Channel