Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke komentuar veprimin e opozitës për të djegur mandatet.

Ai tha se opozita ka vepruar në këtë mënyrë për interesa vetjake, por Rama shtoi se kjo gjë duhet të sjellë reflektim të thellë, që për secilin duhet të nisë nga vetja.

“Kanë interesa partiake që synojnë përçarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të refletojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja, pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë dy herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën, të cilës i dhamë të gjitha portofolet që kërkoi”, tha Rama.

“Kam hyrë në një borxh të pashlyeshëm me fëmijët, gruan, nënën, që mbajnë mbi shpatulla baltën e padrejtë që më hedhin mua, por edhe me të afërm dhe miq që nuk mbahet mend se kur i kam takuar herën e fundit. Por, e kam pranuar si haraçin e madh për privilegjin e pakrahasueshëm që shumica më ka zgjedhur për të drejtuar këtë vend”, shtoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA