Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta gjatë ditës së shtunë.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen në zonat malore të veriut dhe lindjes së vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat detare valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Kushtet atmosferike do të favorizojnë mot të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, duke krijuar kushte të përshtatshme për aktivitetet në natyrë dhe në bregdet.

Top Channel