Kjo e dielë do të përkufizohet si “Super Sunday”, pasi është dita e finales së “Super Bowl”-it, ku përcaktohet skuadra kampione e futbollit amerikan.

Finalja e National Football League është ngjarja më e ndjekur në SHBA, aty ku ndërthuret sporti dhe spektakli.

Trofeun e këtij viti në “Super Bowl” do ta diskutojnë New England Patriots, që luan finalen e 3-të radhazi, dhe Los Angeles Rams, me skuadrën kaliforniane që kthehet në një finale pas 17 vitesh.

Sfida e së dielës do të jetë ajo e rekordeve. Nga njëra anë, për Patriots është legjenda e NFL-së, Tom Brady. “Quarterback”-u i New England do të luajë finalen e tij të 9, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Në krahun tjetër është trajneri i Los Angeles Rams, Sean Mcvay, që në moshën 32-vjeçare bëhet trajneri më i ri që arrin në një finale të “Super Bowl”-it.

Në finalen që do të luhet në “Mercedes Benz Stadium” të Atlantës, për herë të parë do të ketë nxitës tifozësh meshkuj. Por, rreth kësaj finaleje nuk kanë munguar polemikat për shkak të racizmit, e shumë artistë kanë refuzuar interpretimin në pushimin e ndeshjes.

Nuk e bëri këtë grupi “Maroon 5”, që do të shoqërohet në spektaklin e tij nga Travis Scott dhe Big Boi. Finalja e “Super Bowl” shfrytëzohet edhe nga bizneset për të reklamuar produktet e tyre. Kompani të ndryshme janë gati të paguajnë 5 milionë dollarë për shfaqen e një spoti prej vetëm 30 sekondash.

Sa u përket çmimeve të biletave, ato janë vërtet të kripura, e shkojnë mesatarisht nga 2.000-5.000 dollarë, ndërkohë që bileta më e kushtueshme kalon vlerën e 300 mijë dollarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA