SHBA ndërhyrje ushtarake në Venezulë?! Bolton mund të ketë nxjerrë sekretin

30/01/2019 09:49

Kriza në Venezuelë i ka kapërcyer kufijtë e tashmë është kthyer në një problem botëror. Teksa SHBA dhe shumë shtete të tjera në botë, përfshirë Shqipërinë, kanë njohur kreun e opozitës si Presidentin e vendit, në shtetin latin ekziston frika e një lufte civile.

E nuk janë të paktë zërat që flasin edhe për ndërhyrje ushtarake atje, për të larguar nga pushtetit Presidentin Maduro.

Media në SHBA kanë nisur të flasim për një plan sekret të SHBA për të ndërhyrë në Venezuelë, e duke se “spiuni” është Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump, John Bolton.

Ai është fotografuar të hënën duke mbajtur një bllok shënimesh ku shkruhej: ‘5,000 trupa në Kolumbi’.

Bolton foli për gazetarët e Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur bllokun e shënimeve në dorë, e duke diskutuar krizën në Venezuelë, ku SHBA tani njeh liderin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i vendit.

Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu sanksione kundër kompanisë shtetërore të naftës të Venezuelës në një përpjekje të koordinuar me udhëheqësin kryesor të opozitës për të dëmtuar bazën e pushtetit të presidentit Nicolas Maduro.

Një grup vendesh nga Amerika e Veriut dhe e jugut kanë kundërshtuar ndërkohë një përfshirje ushtarake të jashtme në vend.

Ministri i jashtëm i Perusë, i tha grupit Lima, ku bëjnë pjesë 14 shtete amerikane, mes të cilëve edhe Kanadaja, se duhet të gjendet një zgjidhje paqësore për Venezuelën, duke kundërshtuar një ndërhyrje ushtarake.

Zyrtarët amerikanë ndërkohë kanë thënë se të gjitha opsionet për zgjidhjen e krizës, janë në tryezë. Venezuela ndërkohë përballet me probleme ekonomike akute dhe javët e fundit është regjistruar edhe një rritje e dhunës.

Protesta janë mbajtur në të gjithë vendin, që kur Maduro nisi mandatin e tij të dytë, më 10 janar. Ai u rizgjodh vitin e kaluar në zgjedhje që u kontestuan jo pak, ku shumë kandidatë të opozitës u ndaluan të kandidonin apo u burgosën.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA