Houston mposht Toronton në ndeshjen e radhës së NBA me rezultatin 121-199.
Për kanadezët u kthye në parket Leonard, por kjo nuk u mjaftoi përballë Houstonit që edhe këtë radhë i besoj James Harfden që vazhdon në rrugën e rekordeve. Këtë radhë ylli i skuadrës teksane shënoi 35 për ta cuar në 22 numrin e ndeshjeve radhazi me mbi 30 pikë personale. por në këyë sfidë, harden nuk mund të bëjë gjithcka i vetëm, kjo për vetë nivelin që ka skuadra e Torontos. dhanë ndihmesën e tyre në këtë fitore të Houstonit edhe Eric Gordon me 24 pikë e Kenneth Faried me 21 pikë e 14 topa në tabelë. Për Toronton që regjistroi humbjen e dytë radhazi pas asaj me Indianën, më i miri ishte pikërisht Leonard me 32 pikë. Por ish basketbollisti i Spurs gaboi pikërisht atëherë kur nuk duhej, me tentativën e pasaktë të tij në castet e fundit të sfidës duke i mohuar fitoren skuadrës së Raptors.
Luka Doncic është basketbollisti që ka marrë vëmendjen më të madhe në NBA. Në moshën 19 vjecare, slloveni është shndërruar në yllin më të ri të këtij kampionati dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen mes Dallasit dhe Detrioit me Mavericks që e fitoi 106-101. Luka Doncic e mbylli këtë ndeshje me 32 pikë të shënuara, 8 topa në tabelë dhe 8 asssit, ndërsa te Detroit shkëlqeu Blake Griffin. Ish basketbollisti i LA Clippers e mbylli këtë sfidë me 35 pikë e 7 topa në tabelë, por pa mundur të ndihmojë dot skuadrën e tij.
Brooklyn fiton derbin me New York duke thelluar krizën e skuadrës së Knicks. Në Barclays Center, skuadra e Nets e fitoi këtë përballje me rezultatin 109-99 edhe pse nuk kishte në parket Spencer Dinëiddie i cili mungoi për shkak dëmtimit. Ata që drejtuan Brooklyn drejt suksesit ishin Theo Pinson, Ed Davis dhe Shabaz Napier. tashmë klasifikimi në Konferencën e lindjes fklet qartë, vetëm Cleveland Cavaliers ka bërë më keq se Neë York në këtë sezon të kampionatit të NBA dhe në fakt, skuadra nga Ohio u mund edhe nga Miami 94-100.
Top Channel