26/11 11:32
Rafael Nadal është finalisti i parë i Australian Open.
Tenisti spanjoll mundi në gjysmëfinale grekun Tsitsipas 3-0, duke regjistruar finalen e tij të 25 në karrierë në turnetë Grand Slam.
Nadal u shfaq në një formë të jashtëzakonshme teksa e dominoi Tsitsipasin, duke e fituar sfidën në vëtëm 1 orë e 46 minuta lojë (6-2, 6-4 dhe 6-0).
Në finale Nadal do të presë fituesin e çiftit Djokovic-Pouille, për të tentuar titullin e tij të dytë në Melburn dhe të 18 Grand Slam në karrierë.
Top Channel