Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka arritur të impresionojë sërish me rezultatet e saj, këtë radhë në turneun e zhvilluar në Izrael.
Sportistja nga Peja shkëlqeu duke fituar medjaljen e artë në Grand Prix të Tel Avivit. Kampionia olimpike mposhti në finale me ‘ippon’ izraeliten Gili Cohen duke rrëmbyer kështu pikërisht përballë beniaminit të publikut vendas, fituar medaljen e parë në vitin 2019.
Finalja e kategorisë së Majlinda Kelmendit në kategorinë deri në 52 kilogramë u mbyll për vetëm 35 sekonda, dhe kjo falë sportistes shqiptare. Fillimisht xhudistja nga Peja mposhti në raundin e dytë rivalen gjeorgjiane Tetiana Levitska Shukvani, ndërsa pas saj në çerekfinale fitoi ndaj Fabien Koher nga Zvicra.
Në gjysmëfinale, Kelmendi pati garën më të fortë ndaj rumunes Andreea Chitu, të cilën e mposhti pas shtesës. Krahas Kelmendit, në Grand Prix të Tel Avivit po merr pjesë edhe garuesja tjetër kosovare, Loriana Kuka, e cila do të garojë të premten në kategorinë deri 78 kilogramë.
Top Channel