Do të jenë Petra Kvitova dhe Naomi Osaka tenistet që do të luajnë në finalen e së shtunës në Australian Open, turneu i parë Grand Slam i vitit.

Çekja Kvitova mundi në gjysmëfinale debutuesen amerikane Danielle Collins me rezultatin 2-0, në 1 orë e 34 minuta lojë. Seti i parë ishte i ekuilbruar dhe Kvitova e fitoi atë me “tie break” 7-6, ndërsa seti i dytë nuk pati histori. Tenistja çeke, numri 6 i renditjes WTA, e dominoi totalisht atë duke e mbyllur 6-0.

Në gjysmëfinalen tjetër, Naomi Osaka arriti të fitojë me vështirësi ndaj Karolina Pliskovës me rezultatin 2-1, për të zhvilluar një tjetër finale Grand Slam-i pas asaj në US Open, në 2018. Japonezja fitoi setin e parë 6-2, por Pliskova barazoi ndeshjen teksa fitoi të dytin 6-4. Në setin final, Osaka bëri më mirë se kundërshtarja e saj duke e fituar këtë fraksion 6-4 dhe krejt sfidën në 1 orë e 53 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA