
Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë
14/03 20:15
Policia ka arrestuar autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit të 500 kg hashash që u gjetën në një gomone në grykëderdhjen e Vjosës.
Të arrestuarit janë A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.
Dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.
Top Channel