Foto ilustruese

“Një lëvizje në rritje, kundër abuzuesve me të drejtat e njeriut dhe autokratëve, është shfaqur vitin e shkuar, – tha të enjten organizata “Human Rights Watch”, – me rezistencën që vjen nga një numër burimesh të reja”.

Vende të vogla apo grupe vendesh po ngrihen dhe po veshin mantelin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ashtu si dhe lojtarët tradicionalë si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

“Kur hedhim sytë nga viti i shkuar, ajo që godet me të vërtetë nuk janë lajmet e këqija, por reagimi ndaj tyre. Kemi parë që në shumë pjesë të botës ka një rezistencë shumë domethënëse ndaj regjimeve autokratike dhe e gjithë kjo po ndodh në një nivel shumë popullor”, tha Kenneth Roth, drejtor i “HRW”.

“HRW” publikoi raportin e saj më të fundit me 674 faqe, për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ku përfshihet edhe Kosova.

“HRW” thekson se përparimi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë ishte i ngadalshëm gjatë vitit, e ndalet edhe te debatet për ndryshime të mundshme kufijsh, që udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës ndezën në gusht të vitit të shkuar.

“Plani, – thuhet në raport, – nxiti shqetësime për të drejtat e njeriut, për shkak të shkëmbimit të popullatës që duhej të ndodhte sipas tij”.

Raporti përshkruan ngjarjet kryesore të vitit 2018, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si një nga kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shkurtimisht, “HRW” ndalet edhe te Serbia, ku sipas saj ka pasur pak përmirësim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 2018, ndërsa në raport nuk ka një analizë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA