Kryebashkiaku i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz është therur me thikë teksa po merrte pjesë në një koncert bamirësie, e tani është në gjendje kritike.
Agjencia e lajmeve “PAP” ka thënë se, Adamowicz është sulmuar me një “mjet të mprehtë” gjatë një organizimi më 13 janar.
“TVN24” ka raportuar se, një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53-vjeçarit Adamowicz, i cili ka drejtuar qytetin Gdansk që nga viti 1998. Agresori është ndaluar në vendin e ngjarjes.
Një doktor në Poloni tha se Adamowicz iu nënshtrua një operacioni për plot 5 orë. Sipas tij, ai është “ende i gjallë, por në gjendje serioze”.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ish-kryeministri polak që ka bashkëthemeluar “Platformën Civile” dhe që është po ashtu nga Gdansku, ka reaguar përmes një postimi në Twitter.
“Le të lutemi të gjithë për kryetarin Adamowicz. Pawel, ne jemi me ty”.
Gdansku është shtëpia e Unionit për Solidaritet Tregtar, e themeluar në vitin 1980 dhe që u kthye në një forcë që kontribuoi jo pak për rënien e komunizmit.
Top Channel