Dy tubime në vende të ndryshme, mbështetësit e PD nisin marshimin nga Kryeministria te Ministria e Arsimit

24/10/2026 13:51

Ka nisur marshimi i protestuesve mbështetës të Partisë Demokratike përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit.

Përpara Ministrisë së Arsimit, në orën 14:00, është njoftuar se do të nisë protesta e të rinjve.

Protestuesit e PD-së kanë deklaruar se do t’i bashkohen protestës së studentëve. Mbetet për t’u parë nëse dy grupet e protestuesve do të bashkohen apo nëse protestat do të vijojnë të ndara.

Top Channel