Teksa një ditë më parë studentë të Fakultetit të Drejtësisë u izoluan brenda ambienteve të këtij institucionit arsimor duke bllokuar dyert dhe korridoret me banka, policia private dhe ajo e shtetit ka ndërhyrë gjatë natës për të liruar hapësirat e godinës, duke pasur kështu edhe disa momente përplasje me studentët që ndodheshin aty.
Ndërhyrja e policisë kjo ka sjellë tensionimin e situatës dhe përplasjen e efektivëve privatë me studentët. Këta të fundit kundërshtuan veprimin e policisë dhe vendosën të qëndrojnë gjithë natën në auditore.
Pasi kanë larguar bankat nga korridoret dhe për rrjedhojë kanë hapur dyert, policia private është larguar nga ambientet e brendshme të Fakultetit Juridik dhe studentët kanë vazhduar të qëndrojnë nëpër auditore, duke kaluar natën aty.
Prej paradites së djeshme një grup studentësh të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik u ngujuan në sallat e leksioneve dhe bllokuan dyert me tavolina dhe karrige.
Top Channel