Një aksident tragjik me viktima dhe të plagosur që ka ndodhur pak më parë në në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob.

Viktimat e aksidentit janë 64 vjeçari nga Tirana Fetah Shahaj dhe Durim Lamaj, banor i zonës.

Fillimisht mësohet se një automjet ka përplasur Durim Lamajn që udhëtonte me motor. Ndërkohë që pasagjeret e një autobusi që ka ndaluar menjëherë pas aksidentit, kanë shkuar të ndihmojnë të aksidentuarin.

Por një mjet tjetër duke ecur me shpejtësi dhe për shkak të errësirës ka përplasur disa prej tyre, duke shkaktuar edhe viktimën e dytë të aksidentit, Fetah Shahaj, nga Tirana dhe duke plagosur disa të tjerë.

Ne vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore dhe 5 autoambulanca për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Ndërkohë një aksident i dytë u shënua rreth ores 19:10 në rrethrrotullimin e Çiflikut në aksin rrugor Berat-Poshnjë.

45 vjeçari nga Berati ishte duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një mjet tip karroatrec që drejtohej nga Jetmir Çaushi.

Policia ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. I gjithë aksi rrugor ku ndodhi aksidenti nuk ka ndriçim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA