Turqi, njerëzit vërshojnë në biletari për lotarinë që i bën milioner brenda natës

28/12/2018 15:01

Çdo vit, në vigjiljen e Vitit të Ri, mijëra njerëz në Stamboll vërshojnë për të provuar fatin e tyre me lotarinë e famshme “Nimet Abla”, të joshur nga premtimi i shndërrimit brenda natës në milioner.

Për 90 vjet, kjo lotari ka tërhequr një numër të madh turqish, të tërhequr nga shpresa, por edhe fakti që organizatorët e saj kanë arritur të krijojnë bindjen se ofrojnë shanset më të mira për të fituar. Pritshmëria tek këta njerëz, arrin të triumfojë mbi korin e zërave që e konsiderojnë mëkat një veprim të tillë.

Ata vazhdojnë t’i blejnë biletat edhe nëse përpjekjet e mëhershme kanë rezultuar të pasuksseshme.

“E kam provuar fatin me “Nimet Abla” për 50 vjet. Nuk kam fituar kurrë, por asnjëherë nuk i dihet”, thotë një qytetar.

“Nimet Abla”, që në turqisht do të thotë “Motra e madhe Nimet”, e merr emrin nga themeluesja e lotarisë, Melek Nimet Ozden. Sipërmarrësja e jashtëzakonshme e sundoi botën e lotarisë për një gjysmë shekulli pasi shiti biletën e saj të parë në vitin 1928.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA