Lufta e Sirisë është kthyer në një lëmsh të madh.

Konflikti është ndarë praktikisht midis katër palëve, (Asadit, ISIS-it, Rebelëve dhe Kurdëve) dhe secila palë ka mbështetës të huaj, respektivisht: 1) Asadi ka Rusinë, Iranin, Hezbollahun; 2) Rebelët kanë SHBA-në Turqinë, Vendet e Gjirit, Jordaninë; 3) Kurdët kanë SHBA-në ; 4) ISIS ka luftëtarët e huaj, ekstremistë islamikë.

Dhe mbështetësit e huaj as nuk bien dakord me njëri-tjetrin se për kë apo kundër kujt po luftojnë.

Për ta kuptuar situatën e Sirisë, duhet të kthehemi në fillim të konfliktit.

Krismat e para të kësaj lufte u shkrepën nga diktatori sirian, Bashar Al-Asad, në mars të vitit 2011, kundër demonstruesve paqësorë që vinin nga populli e që kërkonin të sillnin Pranverën Arabe edhe në Siri, siç po ndodhte në vende të tjera arabe (Tunizi, Egjipt, Libi).

Pas shumë protestash që sollën shumë të vrarë, protestuesit u kthyen në kryengritës dhe nisën të armatosen e t’i kthejnë plumbat Asadit. Kjo kryengritje u përshkallëzua kur një pjesë e madhe e ushtrisë së Asadit dezertoi dhe u bashkua me protestuesit. Ata u vetëquajtën “Ushtria e Lirë Siriane”. Kështu, kryengritja u kthye zyrtarisht në luftë civile.

Ekstremistë islamikë nga e gjithë bota, e sidomos nga vendet e Lindjes së Mesme, udhëtuan drejt Sirisë për t’u bashkuar me rebelët. Këtë lëvizje e mbështeti sidomos Asadi. Ai liroi të burgosurit xhihadistë për të ndotur në këtë mënyrë rebelimin, e për ta lidhur me ekstremizmin. Kështu, perëndimorët do ta kishin më të vështirë t’i mbështetnin. Rrjedhimisht, në Janar të vitit 2012, Al-Kaeda krijoi degën e saj të re në Siri, të quajtur Xhabat Al-Nusra.

Kryengritja u përshkallëzua kur një pjesë e madhe e ushtrisë së Asadit dezertoi dhe u bashkua me protestuesit. Ata u vetëquajtën “Ushtria e Lirë Siriane”. Kështu, kryengritja u kthye zyrtarisht në luftë civile.

Në të njëjtën periudhë, kurdët e Sirisë, të cilët kishin kohë që kërkonin autonomi, morën armët dhe u shkëputën në mënyrë jo-zyrtare nga regjimi i Asadit në veri të vendit. Ata nuk u panë me sy të mirë nga Turqia, e cila i druhet krijimit të një shteti kurd në Siri, për shkak të kurdëve që janë brenda vetë territorit turk, e që mund të bashkohen e të fuqizohen në të ardhmen.

Në këtë verë të vitit 2012, në Siri nisi një luftë e luajtur nga aktorë në distancë. Irani, aleati më i rëndësishëm i Asadit, ndërhyri për ta ndihmuar regjimin. Në fund të vitit 2012 Teherani dërgoi me qindra oficerë në terren si dhe furnizime të përditshme.

Duke parë këto zhvillime, vendet e Gjirit, të pasura me naftë, nisën t’u dërgojnë para dhe armatime rebelëve, më shumë për të ulur ndikimin e Iranit.  Irani e shtoi praninë në vitin 2012, kur Hezbollahu, një milici libaneze, e mbështetur nga Irani,  pushtoi territoret për të luftuar përkrah Asadit. Edhe Arabia Saudite e shtoi praninë, si kundërpërgjigje, duke u dërguar rebelëve më shumë armë dhe para, këtë herë nëpërmjet Jordanisë, e cila po ashtu është kundër Asadit.

Por në vitin 2014, u krijua një problem më i madh. Një degë e Al-Kaedës, me baza kryesisht në Irak, u shkëput nga organizata, për shkak të mosmarrëveshjeve, dhe u vetëquajtën ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), dhe u kthye në armik i vetë Al-Kaedës.

Në vitin 2013, Lindja e Mesme u nda midis vendeve kryesisht suni, të cilët mbështesin rebelët, dhe midis vendeve  shiite që mbështetin Asadin. Në prill të këtij viti, administrata e Obamës, e nxitur nga tmerret që po kryente Asadi dhe nga numri i lartë i të vdekurve, dha një urdhër të fshehtë që CIA të stërviste e të pajiste rebelët Sirianë me armë. Por programi nuk eci siç duhej, dhe SHBA u bëri thirrje vendeve të Gjirit që të mos mbështesin ekstremistët. Këto kërkesa u shpërfillën.

Në gusht të vitit 2013, regjimi i Asadit përdori armë kimike kundër civilëve, duke shkaktuar reagime nga e gjithë bota. Pas pamjeve të fëmijëve të lënduar e të vrarë, Obama mbajti një fjalim të posaçëm ku tha se është përgjegjësi e gjithë botës që t’i përgjigjeshin regjimit të Asadit, pasi kishte përdorur armë kimike.

Që të shmangej ndërhyrja e SHBA-ve, Rusia propozoi që Siria të dorëzonte gjithë arsenalin e armëve kimike dhe SHBA-të t’i asgjësonin. Shqipëria u mendua të ishte vendi ku armët kimike do të asgjësoheshin, por ky vendim u kundërshtua nga populli shqiptar, që e detyroi qeverinë ta refuzonte marrëveshjen. Pas pak kohësh, SHBA-të u tërhoqën nga kjo ide dhe Siria mbeti shteti ku fuqitë e mëdha do të vazhdonin të ishin në konflikt, me Rusinë në mbrojtje të Asadit dhe SHBA-të kundër tij. Pak javë më vonë, agjentët e CIA-s u bashkuan me rebelët për t’i trajnuar në terren dhe SHBA u bë pjesëmarrëse në luftë.

Shqipëria u mendua të ishte vendi ku armët kimike do të asgjësoheshin, por ky vendim u kundërshtua nga populli shqiptar, që e detyroi qeverinë t’i refuzonte armët.

Por në vitin 2014, u krijua një problem më i madh. Një degë e Al-Kaedës, me baza kryesisht në Irak, u shkëput nga organizata, për shkak të mosmarrëveshjeve, dhe u vetëquajtën ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), duke u kthyer në armik të vetë Al-Kaedës.

ISIS nuk luftonte dhe aq kundër Asadit, sa ç’luftonte kundër rebelëve dhe kurdëve, duke krijuar kështu një mini-shtet që e quajti kalifatë. Në verë të vitit 2014, ISIS marshoi në Irak dhe pushtoi territor, duke bërë që gjithë bota t’i dalë kundër. Në shtator, SHBA-të, një vit pasi për pak sa nuk kishin bombarduar forcat e Asadit, nisën të bomardojnë ISIS. Në verë të 2014, Pentagoni nisi të trajnojë forcat rebele të Sirisë, por vetëm ato që do të luftonin kundër ISIS-it, jo kundër Asadit.

Në gusht të atij viti, Turqia nuk e toleroi më fuqizimin e kurdëve të Irak, ndaj nisën të bombardojnë bazat e tyre, edhe pse kurdët ishin duke luftuar kundër ISIS. Turqia nuk bombardoi ISIS-in, por vetëm grupet kurde në Irak dhe në Turqi. Dhe pikërisht ky është një nga problemet e mëdha në këtë luftë, pasi SHBA-të shohin ISIS-in si rrezik kryesor, por aleatët e tyre kanë përparësi të tjera dhe kanë krijuar aleanca shumë të ngatërruara.

Në verën e vitit 2017, Asadi përdori sërish armë kimike kundër civilëve, duke vrarë 85 në total, përfshi 20 fëmijë. Trump tha se qëndrimi i tij ndaj Sirisë e Asadit kishte ndryshuar shumë, për shkak të sulmeve.

Në shtator të vitit 2015, Rusia e shtoi praninë në favor të Asadit dhe dërgoi avionë bombardues në bazat ruse të shpërndara nëpër vend. Rusia tha se u vendos për të luftuar ISIS-in, ashtu si Amerika, por në të vërtetë bombardoi vetëm rebelët anti-Asad, edhe disa që ishin mbështetur e pajisur nga SHBA-të.  Një vit më pas, në Shtëpinë e Bardhë erdhi Donald Trump.

Trump dha shenja se kishte ndërmend ta mbante SHBA-në larg Sirisë e ta linte Asadin në pushtet. Në fund të vitit 2016, Asadi, me ndihmën e avionëve rusë dhe të milicive iraniane, mori qytetin e Alepos nën kontroll duke i nxjerrë rebelët nga fortesa e fundit urbane.

Në verën e vitit 2017, Asadi përdori sërish armë kimike kundër civilëve, duke vrarë 85 në total, përfshi 20 fëmijë. Trump tha se qëndrimi i tij ndaj Sirisë e Asadit kishte ndryshuar shumë, për shkak të sulmeve. Brenda pak ditësh, SHBA-të sulmuan një bazë ajrore të Asadit në Siri, me raketa Tomahok. Ishte hera e parë që SHBA-të e sulmonin drejtpërsëdrejti regjimin e Asadit.

Kjo e ndërlikoi edhe më shumë luftën, por tani Siria mbetet e rrënuar. Edhe sikur Asadi t’i rimarrë territoret, banorët aty janë të rebeluar kundër tij.  Dhe për sa kohë që vendet e huaja fuqizojnë secilin nga grupet vendase të përfshira në konflikt, është e qartë që lufta nuk pritet të mbarojë së shpejti.

VOX

FOTO GALERI
4/4
Siria mbeti shteti ku fuqitë e mëdha do të vazhdonin të ishin në konflikt, me Rusinë në mbrojtje të Asadit dhe SHBA-të kundër tij. Dhe për sa kohë që vendet e huaja fuqizojnë secilin nga grupet vendase të përfshira në konflikt, është e qartë që lufta nuk pritet të mbarojë së shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA