Shkruani atë që dini, u thonë shpesh shkrimtarëve te rinj. Dhe madje edhe ata me veteranët, apo autorët e suksesshëm e ndjekin me kujdes këtë udhëzim.

Kjo eshte dhe nje nga arsyet perse shumë njerëz i janë larguar shkrimeve serioze dhe moderne. Ndodh qe shume romane te mira te dalin nga personazhet e librit, te cilet kane enderruar te behen shkrimtare. Ka shume vepra te tilla qe shenjojne, emra te medhenj. Rasti fatlum kesaj radhe, i takoi romanit “Falltaret”, i shkrimtares kanadeze Margaret Laurence

Moraga Gunn, eshte personazhi kryesor i romanit e qe mendohet se eshte vete autorja e librit, Margaret Laurence. Rritur ne qytetin e vogël kanadez te Manitobes, Moraga punon si reportere në një gazetë lokale. Jeta e saj njeh dallge te ndryshme emocionale; martohet e me pas ndahet, shkruan romane dhe aktiviteti i saj shtrihet mes Vankuverit dhe ishullit britanik. Ne nje analize te fundme sigurisht, lexuesi e ndjen se ajo mbetet një vepër e imagjinatës; se si Moraga perballet me pasojat qe trashegon prej femijerise se saj te tmershme, burrave qe kane bere pjese në jetën e saj, dallget qe vijne prej nje shpirti te lire qe e bija mbart dhe kërkimet e saj te pafundme për të zbuluar se kujt hapesire i përket. Pikerisht ketu fillon e komplikohet romani. Pjesë te tij ndërlikohen ndersa personazhe dytesore hera heres zhvendosen nga njera pjese ne tjetren për të përmbushur rolin e tyre në rrefim. Ajo qe bie ne sy, eshte se karakteret ne romanin “Falltaret” kryesisht nuk dialogojne pa mendim.

Personazhi me i shkelqyer i romanit, eshte babai i adoptuar i Morages, Christie, njeriu i mbeturinave të qytetit, i cili shihet kryesisht ne kujtimet e rinise se saj. I varfer e me nje pamje te rendomte, aspak i arsimuar, babai i Morages i shkaktonte asaj jo pak siklet mes moshatareve te vet. Por gjate gjithe librit kuptohet qarte se ai mbetet per te, nje tregimtar i dashur gjate femijerise se saj. Edhe dashuria e dikurshme e jetës së Morages, një këngëtar profesionist, mbetet nje personazh simpatik te cilin lexuesi kerkon ta njohe me shume. Por te tjere, mbeten gjithsesi shifra. E bija dhe shoqet e saj sjane tjeter vecse hipi te kohes.

Burri i saj profesor, miqtë si dhe fqinjët, të gjithë duket se kryejnë funksionet e tyre narrative per tu riorganizuar jashtë skenës. Por kjo nuk është domosdoshmërisht një e metë fatale. Në romanin ‘Falltaret’, lehtesisht kuptohet kriza ekzistenciale e Morages, pavarësisht nga se vjen ajo. Ajo qe vlen te dallohet ne vepren e Laurence jane raportet qe lexuesi krijon me personazhet e saj të vizatuara me kaq ciltersi, dhe stilin e saj mbushur me simbolika dhe emocion. Nga shume kritike kjo veper e Margaret Laurence nuk eshte cilesuar si nje veper me klas boteror por megjithate romani “Falltaret” mbetet nje pike referuese e identitetit te letersise kanadeze ne bote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA