Lista e kërkesave ka dalë nga protesta e studentëve, e cila ka hyrë në ditën e shtatë të saj që kur nisi nga shkallet e Fakultetit të arkitekturës.
Studentet i janë drejtuar me një letër Kuvendit, kryeministrit, ministres së Arsimit dhe të gjitha Universiteteve publike ku kërkojnë arsim cilësor në Shqipëri. Kërkesa e tyre e parë është rritja e buxhetit të Shëndetësisë me 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë me qellim përgjysmimin e tarifës së studimit për çdo nivel dhe përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastrukturës.
Transparencë në Buxhetin e Arsimit dhe publikim On Line i shpenzimeve. Rritja nga 10 në 50 % e peshës totale te votës së studentëve të zgjedhur kandidatet për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues në senatin akademik. Rishikim të titujve akademike dhe verifikim të plagjiaturave dhe teksteve mësimore.
Kërkohet që bordi i administrimit të Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si nga ministria ashtu edhe nga Universitetet si dhe te shtohet një përfaqësues nga studentet ne bord.
Brenda vitit akademik të vendoset karta e studentit. Të ndërtohen bibliotekat me standarde europiane dhe me Libër Universitar on line, falas për studentët në gjuhën shqipe. Vlerësim i pedagogeve dhe publikim On Line i regjistrimit të leksioneve, studentët thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.
Top Channel