Alaska “shkundet” nga tërmeti me magnitudë 7 (Foto)

01/12/2018 09:52

Një tërmet i fuqishëm tronditi qytetin më të madh të Alaskës, Anchorage, gjatë së premtes, duke tundur dhunshëm godinat e banimit dhe biznesit, e duke bërë që njerëzit të dilnin mes ulërimave në rrugë.

Lëkundja me magnitudë 7 e shkallës Rihter u regjistrua në orën 8:29 me atë lokale (18:29), në një orar pik për nxënësit e shkollave dhe punëtorët që do të nisnin ditën e tyre të punës.

Disa persona raportohet të jenë plagosur, kryesisht nga ciflat e xhamave që binin nga objektet e larta, por për fat të mirë asnjë i vdekur nuk është raportuar, sipas medieve amerikane.

Epiqendra e tërmetit ishte 13 km në veri të Anchorage, në thellësinë 40 km sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan. Policia, në qytetin e rreth 300 mijë banorëve, tha se lëkundja shkaktoi “dëme të theksuara infrastrukturore”.

“Shumë shtëpi dhe ndërtesa janë dëmtuar, – njoftoi Departamenti i Policisë. – Shumë rrugë dhe ura janë bllokuar apo mbyllur. Mundohuni të shmangni udhëtimet, nëse janë të panevojshme”.

Një alarm për cunami u lëshua në Cook Inlet dhe në gadishullin Kenai, pas lëkundjes masive, por ai u hoq shumë shpejt.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA