51 balena pilot kanë ngordhur pasi u bllokuan në një plazh në ishujt Chatham në Zelandën e Re.
Bllokimi ka bërë që më shumë se 200 balena të ngordhin në incidente të ndara gjatë javës së kaluar në rajon. Zyrtarët e Zelandës së Re thonë se 80 deri në 90 balena u gjetën të bllokuara në gjirin Hanson të enjten.
Disa dhjetëra prej tyre mundën të dalin në det të hapur por rreth 50 të tjera u gjetën të ngordhura, me njërën madje që u vra nga ekspertët. Nuk kishte gjasa që balenat të shpëtoheshin. Fatkeqësisht e vetmja zgjidhje ishte eutanazia. Kjo ishte gjëja më e përshtatshme për tu bërë. Siç ndodh zakonisht në Zelandën e Re, zyrtarët po punojnë bashkë me komunitetet lokale maore për të menaxhuar situatën. Balenat po groposen në rërë, pranë plazhit.
Ishujt e largët dhe jo shumë të populluar Chatham, ndodhen rreth 800 km larg brigjeve lindore të Zelandës së Re. Ngordhja e balenave vjen më pak se një javë pasi 145 balena të tjera u gjetën të ngordhura në një plazh të largët në ishullin Stewart. Ngordhja e balenave nuk është e pazakontë në Zelandën e Re, por incidente të tilla kaq masive janë të rralla dhe shkaku i tyre vështirë të zbulohet.
Zyrtarët thonë se ndoshta balenat kanë bërë gabime në itinerarin e tyre, kanë humbur rrugën në mot të keq ose ndërsa i largoheshin gjuetarëve. një tjetër variant është edhe ai që ato mund të kenë qenë viktima të ndonjë sëmundjeje.
Top Channel