Topografi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Shpëtim Pashollari  bënë 2 herë aktin e ekspertimit për të njëjtën pronë, por në të dyja rastet të ndryshme. Rasti u denoncua mbrëmjet e të premtes në Fiks Fare.

Ankuesi Skënder Kodra nga qyteti i Elbasanit ankohet se topografi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan para dy vitesh i ka bërë një ekspertizë i urdhëruar nga gjykata për të bërë verifikimin e pronave të tij. Në atë kohë zotëria ka marrë dhe pagesën.

Dy vite më vonë po ai topograf, zoti Shpëtim Pashollari ka bërë një ekspertizë i urdhëruar nga gjykata e Apelit Durrës që të bëj verifikimin e pronave të fqinjëve të zotit Skënder në të njëjtën sipërfaqe, aty ku i kishte bërë edhe dy vite më parë. Por kësaj radhe topografi Pashollari merr të gjithë sipërfaqen e familjes Kodra prej 50 000 metra2 dhe ja kalon fqinjit me vendim të formës së prerë.

“I gjithë strumbullari ka qenë eksperti topograf. E kam takuar dhe më ka thënë se është bërë gabim unë do të vij të deklaroj që kam bërë një gabim, unë do të vij deklaroj në gjykatë në seancën kur e ke ti, por kjo nuk bëhet e deklarim”, tregon Skënder Kodra. Topografi Pashollari u shpjegohet se e gjitha ka ndodhur pasi pala tjetër i kishte përcaktuar pronat.

“Unë vetëm atje dola për gjendjen juridike të tyre, si është, çfarë numrash përshin, çfarë kufizimesh ka”. Mes të tjerave, parcela me e madhe  që më parë quhej Lerishtë topografi e ka emërtuar me tjetër emër, Belege.

Gjithashtu Skënder Kodra shprehet se të gjitha seancat gjyqësore që janë zhvilluar janë marrë vendimet për një kohë rekord. Seancat kanë zgjatur nga 60 sekonda në 2 dhe 3 minuta. Brenda 9 muajve duke nisur nga muaji tetor i viti 2017 dhe deri në korrik të viti 2018 për të bërë të mundur marrjen e vendimit për kundërshtarët e zotit Skënder Kodra janë bërë 15 seanca gjyqësore.

Madje janë zhvilluar edhe  tre seanca brenda muajit. Edhe gazetarët e Fiksit takuan ekspertin Pashollari dhe ai pohoi se ishte një gabim njerëzor, por që ai është i gatshëm që gjithçka ta sqarojë në gjykatë.

Skënder Kodra shkon takon ekspertin e gjykatës
 
Denoncuesi – Jam vënë  përpara një presioni të njerëzve të mi e ke parasysh ti se kam dhe pjesëtar të tjerë. Para se këto, se kanë bërë një kallëzim penal…
Shpëtimi – Për kë?
Denoncuesi – Për ty.
Shpëtimi – Për mua?
Denoncuesi – I thashë mos e çoni një herë të bisedojmë një herë. Të bisedojmë me Shpëtimin, a ka zgjidhje ky problem? Çfarë më rekomandon? ça do të thotë…

Shpëtimi – Unë të thashë që do të vij në Gjykatë. Do të them fjalët e mia atje. Tani ata i kanë bërë, i kanë çuar te komisioni para se te vija unë ekspert atje dhe i kanë përcaktuar, nuk kam ndryshuar pronat…
Denoncuesi – Gjykata të ka ngarkuar ty, Gjykata e Apelit.
Shpëtimi – Po mirë. Më ka ngarkuar mua por ata i kishin përcaktuar pronat. Unë vetëm atje dola për gjendjen juridike të tyre, si është, çfarë numrash përshin, çfarë kufizimesh ka…
Denoncuesi – Dëgjo këtu! Kjo Anita Mici ca është kjo
Shpëtimi – Hë…
Denoncuesi – Kjo këtu ka thënë se nuk përputhen numri kadastral, kufitari sepse kufitari nuk është rruga, por është person fizik..
Shpëtimi – Kush është kjo Anita?
Denoncuesi – Ajo e Gjykatës së Apelit mor burrë, ja ku ta ka thënë këtu.
Shpëtimi – Te vendimi?
Denoncuesi – Po dhe ajo thotë pastaj që unë mora parasysh aktin e ekspertit të gjykatës.
Shpëtimi – Po mirë mo e shohim, i sqarojmë në gjykatë o burri i dheut. Çfarë të them unë tani? Atje kufitar jeni
Denoncuesi – Po, por m’i ka marrë të gjitha. Përfundimisht Shpëtim që edhe unë t’i qetësoj si do t’ia bëjmë do të vish në gjykatë?
Shpëtimi – Do vij…….
Denoncuesi 2 – Një sekondë, me qetësi. Ti e bëre matjen tonë?
Shpëtimi – Po.
Denoncuesi – Matjen e bëre ti, e vërtetove?
Shpëtimi – Po.
Denoncuesi – E vërtetove që kjo është toka jonë, është pjesa jonë?
Shpëtimi – Po……
Denoncuesi 2 – Ti byrazer kërkove lekët, t’i pagum?
Shpëtimi – Po.
Denoncuesi 2 – Shumë bukur. A bëre matjen ti, a e vërtetove ti ne gjykatë se kjo është në pronësi u takon të tyre?
Shpëtimi – Po, po.
Denoncuesi – Si mund të bësh ti një akt tjetër, me një fjalë që ja kalon  nga Lenishte që quhet ajo e kthen…
Denoncuesi – Nuk është dava një metër.
Shpëtimi – Nuk e kalova unë.
Denoncuesi 2 – Qysh ja paske ndërruar emrin?
Shpëtimi – Po mirë mo leje. Do ta them unë atje.
Denoncuesi 2 – O vëlla, pse të na e besh këtë gjë ti ne?
Shpëtimi – Ata e kishin përcaktuar.
Denoncuesi 2 – Sa lekë ke marrë ti o vëlla nga ata të tjerët?
Shpëtimi – Aq sa mora dhe nga ty.
Denoncuesi 2 – Sa?
Shpëtimi – po aq sa mora nga ty.
Denoncuesi 2 – Sa?
Shpëtimi – Po nja 500 000 lekë.
Denoncuesi – Po ne sa të dhamë?
Shpëtimi – 500 000.
Shpëtimi – Shkojmë dhe i shohim në gjykatë.

Bisedë me Ekspertin Pashollari
Foni- Si mundët të bënit një hartë që e kishit bërë në 2016 dhe e bëtë në 2018 dhe e rrëzon krejtësisht nga Lirishte në Belege, sepse ka dal shumë e zgjuar?
Pëllumbi- Do ta sqarojmë në gjykatë, se është në proces gjyqësor akoma.
Foni-  Si e bëre, si e arrite?
Pëllumbi –Do ta shohim.
Foni-  E ke bërë me koshiencë të plotë gabimin?
Pëllumbi – Jo, po është gabim njerëzor.
Foni- Gabimi yt?
Pëllumbi – Po, po.
Foni- Po të heqësh 50 000 metra nuk është…?
Pëllumbi – Nuk do bëjmë komente. Do t’i bëjmë në gjykatë komentet. Dakord?
Foni- Po kush do të hap gjyqin? Do e hapi ai?
Pëllumbi – Po është në proces gjyqi.
Foni- Po për një gabimin që kini bërë ju?
Pëllumbi – Nuk është bërë gabim gjyqi. Gjyqi është më themel.
Foni- S’kini bërë ju gabim?
Pëllumbi – Pavarësisht nga gabimi im, gjyqi ka qenë i hapur. Nuk është bërë gabim  nga gjyqi.
Foni- Mbi atë gabim tënd ka marrë formë të prerë. E kupton se çfarë bëhet?
Pëllumbi – Po mirë, mirë do ta sqarojmë pra.
Foni- Jo, vetëm këtë doja të dija; Si të vajti në mendje që e bëre Belege. E bukur është?
Pëllumbi – Po e bukur është.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA