E konsideruar si sensacioni i kësaj vere, Tayna ka publikuar projektin e radhës muzikor të cilin e ka titulluar “Pow Pow”. Këngëtarja, e cila arriti kulmin e suksesit me debutimin e saj “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom, vazhdon t’i qëndrojë pranë publikut edhe pse jemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtë-dimër.
Që prej fillimit të karrierës së saj muzikore, Tayna, emri i vërtetë të së cilës është Doruntina, ka publikuar në total 5 projekte muzikore, të cilat gjenden të gjitha në klasifikimin e “The Top List”.
I shumë komentuar ka qenë projekti më i ri i Tayna, “Pow Pow”, i cili nuk është cilësuar në nivelin e projekteve të mëparshme muzikore. Shumë komentues në rrjetet sociale kanë shkruar se teksti i kësaj këngë nuk është në nivelin e këngëve të tjera, pasi sipas tyre ajo lavdëron shumë veten por një pjesë e komentuesve kanë shtuar se teksti është shumë i pakuptueshëm.
Një tjetër detaj që është kritikuar nga fansat ka qenë edhe veshja e artistes, ku sipas tyre nuk është në nivelin e duhur.
Në fakt nisur nga këto kritika, “Pow Pow”, është një ndër këngët debutuese më të dobëta të Tayna-s, në vendin e 71-të ndërsa “Fake” është kënga që është renditur më keq kur u fut në listë, në vendin e 100-të.
E gjendur mes kritikave dhe komplimenteve, projekti më i ri i Tayna-s është futur në listë që në javën e parë të publikimit por se cili do të jetë fati i saj në javët në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë.
Sikurse përmendëm edhe më lartë, reperja e dashur e publikut shqiptar ndodhet në listë edhe me 4 projekte të tjera muzikore, “Doruntina”, “Columbiana”, “Fake” dhe “Shqipe” të renditura përkatësisht në vendin e 10-të, 11-të, 12-të dhe 21-të.
Top Channel