Një ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli u shpreh optimist duke kujtuar premtimet e shume shteteve siç tha ai, për të votuar pro. Është punuar shumë në këtë drejtim, u shpreh shefi i diplomacisë kosovare.

“Do të thoja se me kaq nuk ndalemi këtu, nuk dua të mendoj se ne nuk do të kalojmë këtë kompeticion. Unë qe një vit e këtej, çdo gjë ia kam kushtuar këtij eventi, dhe unë do të pres deri nesër dhe jam i bindur se ashtu i disponuar që të pres lajme të mira. Nuk dua të flas për një gjë të tillë, për një humbje ose për një disfatë sepse Kosova vërtetë nuk e meriton atë”, tha Pacolli.

Zyrtarët në Kosovë presin përkrahje të gjerë në asamblenë e sivjetshme që organizohet në Dubai nga data 18 deri në 21 nëntor. Ata janë kujdesur të përcjellin mesazhin se përmes pranimit të vendit ne këtë organizatë, do të fitojnë të gjithë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç qe shprehur më herët se Prishtina ka arritur të sigurojë mbështetje mjaftueshëm, por diplomacia e shtetit serb do të përpiqet sipas tij ta pengojë një gjë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA