Situata kriminale dhe zhvillimet e fundit ka qenë tema e diskutimit në studion e Top Talk, ku i ftuar ishte gazetari Artan Hoxha.
Teksa janë ndaluar tek operacioni “Volvo 4”, që solli edhe arrestimin e dy ish-deputetëve edhe të anëtarëve të bandës së “Avdylajve”, gazetari Denis Dysnjaja e pyeti nëse është Vangjush Dako që pritet të arrestohet, sipas akuzave të PD, Artan Hoxha u përgjigj, se përmasat dhe posti i “xhuxhit” përkon edhe me drejtues, e ish-drejtues të të tjerë të pushtetit lokal në vend.
“Do të ketë arrestime të tjera. Grupi i hetimit po punon për identifikimin e “Xhuxhit”. Nisur nga përmasat fizike, ka disa drejtues dhe ish-lokalë që i përmbushin kushtin për të qenë “xhuxhi”, u shpreh Artan Hoxha duke shtuar se “Skema ka qenë shumë më e ndërlikuar se sa e njohim ne. Në vijimësi do të ketë arrestime të tjera”.
Top Channel