Ku është tani dhe çfarë është duke bërë një nga fitueset e “The Voice Italia”? Këtë pyetje ka ngritur media italiane teksa është drejt mbylljes sezoni aktual i spektaklit në Rai 2.

Fituesja e The Voice of Italy 2013: Elhaida Dani e skuadrës Cocciante.

E udhëhequr nga Riccardo Cocciante, këngëtarja shqiptare e lindur në 1993 triumfoi në sezinin e parë të spektaklit të talentit, pasi fitoi Star Academy Albania në 2009 dhe Top Fest në 2012.

Ajo ka nxjerrë në treg albume dhe ka marrë pjesë në shumë evenimente muzikore.

Në 2014 fitoi edhe Festivalin e 53-të të këngës e mori pjesë në Eurovizion, si përfaqësuese e Shqipërisë.

Ndërkohë ka qënë edhe pjesë e spektakleve, si anëtare e jurisë në zbulimin e talenteve të reja.

 

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA