Fiks fare denoncoi skandalin me zë e figurë në varrezat e Pogradecit, duke sjellë fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit, të cilët kanë rrethuar vende, duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.

Për të gjetur një varr, në Pogradec, duhet të paguash të paktën 30 000 lekë të reja.

Fiks Fare, ka zbuluar që për gjetjen e një vendi për varr, duhet të paguash punonejsin e komunales dhe pergjegjesin e tij, te cilet kane agjencinë funerale ” Tole””, pak metra lag varrezave të qytetit.

Fillimisht gazetarët shkuan në agjencinë e funeraleve “Tole” brenda ne biznes gjetën një nga punonjësit e ndërmarrjes komunale, i cili ishte edhe bashkëpronarë me pronarin e agjencisë. Në takimin e parë, gazetarët i kërkuan punonjësit të ndërmarrjes komunale, një vend për varr, pas zhvarrimit të eshtrave të një të afërmve të tyre, në Lushnje ,me pretendimet për të bërë rivarrimin e tyre në varrezat e qytetit të Pogradecit, ku viktima kishte të afërmit e tij. Menjëherë punonjësi i komunales, i ka premtuar gazetarëve që do fliste me përgjegjësin e tij Servet Tole, për të bërë të mundur gjetjen e një vendi për rivarrimin e eshtrave. Pas marrjes përsipër të gjetjes së një varri, gazetarët u rikthyen sërish në Pogradec,tek agjencia funerale. Këtë herë gazetarët takuan punonjësen e funeralit e cila ju tregon gazetarëve se përgjegjësi i mirëmbajtjes së varrezave dhe punonjësi i ndërmarrjes komunale ishin bashkëpronarë të agjencisë funerale. Ndërkohë që ju jep numrin e telefonit të Servet Toles përgjegjësit të mirëmbajtjes së varreve, njëri nga gazetarët komunikon me të, duke i kujtuar se katër ditë më parë kishte qenë tek agjencia e tij. Gazetarët i tregojnë Toles se kishin takuar punonjësin e ndërmarrjes komunale i cili quhej Agjerim. Në takim gazetari i ka shpjeguar Servetit që Agjerimi i kishte premtuar se do bisedonte me të për gjetjen e një vendi për varr. Menjëherë Serveti ka pohuar se ishte vënë në dijeni, por për të parë vendin ku do zinin varrin, duhej të takonin sërish Agjerimin. Në këto kushte gazetarët telefonuan Agjerimini i cili ishte punonjës i ndërmarrjes komunale. Pas takimit me gazetarët Agjerimi u ka treguar gazetarëve se ju kishte gjetur një vend për varr, i cili ndodhej mes varrezave të Pogradecit, pranë një gështenje. Gazetarët pasi kanë parë vendin, i kanë kërkuar Agjerimit, se sa duhej të paguanin. Punonjësi i komunales ka telefonuar eprorin e tij , Servet Tole, i cilit i ka kërkuar pazarin se sa duhej të pagunin gazetarët për zënien e dy vendeve për varr. Në telefon Serveti i kërkon Agjerimit, që për të dy varret gazetarët duhet të paguan 30 000 lekë të reja. Pas prerjes së pazarit, gazetarët i kanë dhënë 40 000 lekë ( të vjetra ) kapar Agjerimit, ndërsa i kanë kërkuar që të rrethonte vendin e varrit ku ata porositën. Gjatë bisedës me të Agjerimi u ka treguar gazetarëve se ai së bashku me Servetin ishin punonjës të ndërmarrjes komunale të Bashkisë së Pogradecit, duke ju garantuar njëkohësisht edhe ruajtjen e vendit për varr. Ndërkohë që pjesën tjetër të lekëve sipas Agjerimit, duhej ta jepnin gazetarët, pas rivarrimit të eshtrave. Disa ditë më vonë gazetarët takuan sërish Agjerimin, duke i kërkuar vendin që ata kishin zënë dhe për ta parë nëse e kishte kufizuar apo jo. Në bisedë Agjerimi u tregon gazetarëve se vendin e varrit e kishin të sigurt, por nuk mundet ta kufizonte pasi do binte në sy.

Dita e pare
Fiksi-Ajo është varrosur atje, unë them ta sjellim këtu.
Punonjësi i komunales -Ça mbiemri ka?
Fiksi-N….. Nga N… është. Po nuk të lënë ata, ata kanë goxha vend aty. Kanë ata vend bosh. Po bëmë ndonjë gjë, mirë, po s’bëmë , s’merrem fare, ta lënë aty.
Punonjësi i varreve- Po mos e vri mendjen. Po e ka fiksim.
Fiksi-Po e ka fiksim vjehrra ore. Se do thotë vjehrra pastaj… Ai ka 10,15 vjet që ka vdekur.
Punonjësi i varreve-Po mirë mo, 10, 15 vjet del ai.
Fiksi-Del për të dalë, nuk e diskutoj.
Punonjësi i varreve-Është tretur ai.
Është tretur prandaj. Të vij një ditë, të flasim me nge?
Punonjësi i varreve-Po ik se do të tregojmë ndonjë si vënd. Ça halli ke? Poshtë fare nuk je.
Fiksi-Patjetër, nuk diskutohet. Numri jot është këtu? Cili është?
Punonjësi i varreve-Jo nuk është numri im aty.
Fiksi=Po qe se bëhet mirë. Po s’u bë mos e vrit mendjen fare.
Punonjësi i varreve-Po jo mo jo. Tashti , kur të kesh lekët numrin e ke, edhe rregullohemi.
Fiksi-Mirë. Ti si e ke emrin?
Punonjësi i varreve-Agjërim.
Fiksi-Agjërim ë? A të keqen vëllai, ti e paske tamam.
Punonjësi i varreve-Udha e mbarë.
Fiksi-Mirë do vij këtu të takoj. Mirë, bisedoje njëherë.
Punonjësi i varreve-Po çfarë të bisedoj, unë të pres atje, të dalim në varreze, edhe e shikojmë. More vesh tani, të vemi bashkë, që të shikosh të pëlqen apo jo.
Fiksi-Mirë, hajde.
Punonjësi i varreve-Tani numrin e ke.

Dita e dyte
Fiksi – Si jeni, Agjerimi është këtu?
Punonjësja e funeralit – Jo
Fiksi – Ku është?
Punonjësja e funeralit – Është andej lart nga varret.
Fiksi – Ky është i Agjerimit apo ?
Punonjësja e funeralit – P o, pra Angjush.
Fiksi – Ky i holli I dobëti? Këtu e takova
Punonjësja e funeralit – Po, punon me Servetin.
Fiksi – Serveti kush është, Servet Tole?
Punonjësja e funeralit – Eh, po
Fiksi – Në rregull me Servetin punon
Punonjësja e funeralit – Serveri e ka këtë. Po Serveti nuk është tani, mundet të jetë në shtëpi.
Fiksi – Po Agjërimin mirë
Punonjësja e funeralit – Po e gjetet atje lartë mirë. Këtu nga Pogradeci jeni ju?
Fiksi – Jo , kemi vjehrrin nga Pogradeci.
Telefonon Agjerimin
Fiksi – O Agjerim këtej nga varret je? Unë jam J… kam atë zhvarrimin nga Lushnja që bisedova atë ditë me ty.
Punonjësja e funeralit – Këtu tek puna thuaj. E ka biseduar se ky është punëtor. Serveri është që e ka këtë.
Fiksi –Edhe ky ka aksione, nuk është pa gjë
Punonjësja e funeralit – Po ka
Telefonatë me Servet Tolen
Fiksi –Të shqetësoj Servet? Tani jam një person kam hetuar në Lushnja të ka folur Agjushi, për një zhvarrim që e kam paguar atje në Lushnja, ka kaq kohë përpara
Serveti- E di
Fiksi – E bravo, unë ka 3 – 4 ditë që kam ardhur mu tek agjencia tek funerali.
Punonjësja e funeralit –Tek puna jote, tek puna jote
Fiksi – Tek puna jote. Janë këtu varrezat?
Punonjësi e komunales – Andej
Fiksi –Ka vend të mirë të paktën?
Punonjësi e komunales – Ka
Fiksi – A e shikon qytetin, vjehrri I tij e shikon qytetin?
Punonjësi e komunales – E sheh, atje nën gështenjë.
Fiksi – E shikon
Punonjësi e komunales – Aaaaa
Fiksi – Po vendi sa vete?
Punonjësi e komunales – Vendi sa vete thotë? Vend rezervë do ta lemë neve ( edhe për një varr tjetër) . Do ndonjë rezervë mo?
Fiksi – Edhe vjehrrën edhe vjehrrën.
Punonjësi e komunales – E kam fjalën pot a bëhet një varr bëhet atë ditë, një ta bërë ashu, një ta montuar. Nuk do hapet gropë e madhe. Bie në ujdi, bëhet kështu si kontrabandë
Fiksi – Na prij tani na thuaj? Ke ndonjë vend të mirë në vete?
Punonjësi e komunales – Jo më është një qik më lartë
Fiksi – Hajde more burri i dheut
Punonjësi e komunales – Këtu nga gështenja ja.
Fiksi – Neve këtu
Punonjësi e komunales – E de e
Fiksi – Shumë mirë. Nga gështenja janë për dy ( vende për varre)Edhe gështenja nuk hiqet
Punonjësi e komunales – Ç’punë kemi më gështenjën. Këtu në mes
Fiksi – Ma bësh vendin gati
Punonjësi e komunales –Nuk hapet vendi, hajde sill eshtrat , siç jemi tani për një orë
Fiksi – Do ma bësh vendin gati
Punonjësi e komunales – O hoooo vendi, vendi thotë. Edhe sot i nxora, këtu një pasdite si tani
Fiksi – Tani bisedo me Servetin, që t’i them vjehrrës mo…Vendi I shkëlqyer, unë e pëlqej për vete
Punonjësi e komunales – Ore tani me të njohur.
Fiksi – Sa shkon ai si vend
Punonjësi e komunales – Po ne do ta rregullojmë
Fiksi – Si e ke emrin
Punonjësi e komunales – Agjerim atje të thashë, vendi tek gështenja
Fiksi – Gështenjat nuk t’i vjel.
Punonjësi e komunales –T’i them ndo një llaf atij? ( Servetit)
Merr në telefon Servetin
Fiksi – T’i mbaj të dy thuaj
Punonjësi e komunales –Hë more, si sa qysh, tek se kështu nuk bëhet në telefona këto, Janë ata mo që jua tregova unë . Kanë rënë një çik më lartë nga Naçot. Janë ca Naço deri në fund, aty e ke parasysh edhe një çik më lart atij. E I pëlqyen. Po aty lartë, dy del ( dy varre). Epo tash të jetë atje, se aty s’ke ça i fut më atje është moment i atillë që…E, e de e, e ,hë dhe thuaj ndonjë llaf t’u them unë që të ikin. E po, e një tridhjeçkë ( 30 000 lekë të reja).Ok, ok.
Fiksi – Ça thotë?
Punonjësi e komunales – Po t’i mbaj të dyja një tridhjeçkë ( 30 00 lekë të reja).
Fiksi – Të reja
Punonjësi e komunales – Të dyja
Fiksi – Po pra të reja? Normal. Sa ishte? 30 000 lekë të reja.
Punonjësi e komunales – Unë që kur e llafosa që atëherë unë atë e caktova . E ka thur gjerë andej e ka nja katër ai. Janë edhe gështenjat aty e ke parasysh. Është kufiri atje
Fiksi – Tani a është sigurt ai që fole me të?
Punonjësi e komunales – Po unë me të jam.
Fiksi – Flas bën ndonjë punë këtu? Shefi?
Punonjësi e komunales – Po bre
Fiksi – A është përgjegjës a gjë të kesh garanci more burrë?
Punonjësi e komunales –O hooo vendi është ideal.
Fiksi – Rrezik me marrë vesh ( i vdekuri) ai sot niset
Punonjësi e komunales – E de prandaj them. Është gati në mes . Një kuadrat atje fët, fët.
Fiksi – Unë them lëri kaparin. Është përgjegjës ky a ça është aty, ky Serveti ?
Punonjësi e komunales – Jo jemi bashkë të dy. Ai është, tani e ka varësi komunalja
Fiksi – Po ky është përgjegjës i komunales të paktën?
Punonjësi e komunales – Tani e kemi ne në dorë I vendosim . Nuk na thotë njeri. Nuk e ka njeri me tender siç ka qenë përpara. Tani jemi vetë. Tani e ka bashkia. Tani ne jemi me bashkinë.
Fiksi – A hë jeni vetë me bashkinë?
Punonjësi e komunales – Jemi vetë.
Fiksi – Kaparin sa e ke?
Punonjësi e komunales – Po ti e ke merakun për kapar? Pagoi atë ditë. Ta dish unë se kam problem.
Fiksi – Sa do të lemë ty? Mbaj këto një herë . Do na mbash këtë dy deri në tre javë. Maksimumi tre javë, mirë? Do më shumë se 40 00 lekë(të vjetra) kaparin?
Punonjësi e komunales – Të mos vonohet se e ke parasysh. Se mund të bëhet, jo se do ta hap fare. Ti vë ca bordure. Ja vë vetë po të jetë. Sa më shpejt që të jem edhe unë i qetë.
Fiksi – Ikim tani
Punonjësi e komunales –Andej ka nja katër të tjerë
Fiksi – Po e di
Punonjësi e komunales –Ka variant. E them kam një mikun tim ça do bëjnë.
Fiksi – Kështu e lëmë, ika kalofsh mirë.

Takimi i trete
Fiksi – Tani e mban mënd, që porositem varrin me sjell eshtrat
Punonjësi e komunales – Atje s’u fut njeri po nuk vajta unë
Fiksi – E ke kufizuar si vend
Punonjësi e komunales –Ë?
Fiksi – E ke kufizuar si vend?
Punonjësi e komunales – Jo bie në sy
Fiksi – Po kufizoje si vend?
Punonjësi e komunales –Jo bie në sy më dëgjo mua. Mos u ngut ja ku e ka. Po do e mbajmë tani
Fiksi – Mirë atëherë

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA