Mbi gjysmë milioni turistë në mars/ Rriten me 10.8% numri i të huajve, konfliktet po zhvendosin turistët drejt Shqipërisë 25/04 15:16
Kreu i Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Adrian Shehu takoi strukturat e Zbatimit të Rajonit Qendor, Jugor dhe Verior për ecurinë e deritanishme në implementimin e planit operacional.
Ai kërkoi respektimin e procedurave, sipas legjislacionit në fuqi e trajtimin e rasteve, duke zbatuar të gjitha standardet.
Shehu tha se do të ketë tolerancë zero për çdo rast që do të evidentohet me shpërdorimin e detyrës dhe që është në shkelje të etikës së punës.
Drejtoria e Hetimit Tatimor është duke vijuar fushatën anti informalitet, për të verifikuar subjektet me risk.
Top Channel