Britania e Madhe presion Roman Abramovichit: Paratë e fituara nga shitja e Chelsea-t të shkojnë menjëherë për Ukrainën
Toni dhe Rigert Karaj, janë dy vëllezër nga Tirana, që prej më shumë se 25 vitesh jetojnë në Gjermani, ku edhe emigruan nëpërmjet ambasadave, bashkë me nënën e tyre.
Ata kanë emigruar kur ishin fëmijë, por sot për shkak të profesionit të tyre si picajolë, njihen jo vetëm në Gjermani, por edhe në shumë vende të Europës e botës.

Toni, tashmë 37-vjeçar, ishte i pari që mësoi artin e përgatitjes së picave, para 12 vitesh dhe që prej asaj kohe, e ka ushtruar profesionin në restorante të njohura gjermane.
Disa vite më vonë “tundimit’ për të mësuar këtë profesion, nuk i rezistoi as vëllai i tij Rigerti, i cili tashmë është 32 vjeç dhe prej më tepër se 4 vitesh punon si picajol.
Të dy vëllezërit janë mjaft të njohur për artin që bëjnë me brumin e picës, të cilin nuk ngurojnë ta demonstrojnë thuajse çdo natë në ambientet ku punojnë.
Toni punon në një restorant mjaft të njohur Frankfurt, ndërsa vëllai i tij, Rigerti, ushtron profesionin në një restorant në sheshin Alexanderplatz të Berlinit, ku ndihmohet edhe nga shefi i sallës, Bedri Ahmeti, edhe ky një shqiptar nga Tetova.
Ata argëtojnë klientët me numrat e shpejtësisë me brumin, para se t’ju përgatisin picat e shijshme, ndërsa fama e tyre, prej vitesh i ka kaluar kufijtë e Gjermanisë.
Si Toni, ashtu edhe Rigerti, janë ftuar të marrin pjesë në inaugurimin e shumë picerive në qytete si Barcelona, Parisi, etj., ku dhurojnë “shoë” për të pranishmit, me artin që ata zotërojnë.
Top Channel