Misioni Artemis II thyen rekordin historik të Apollo 13, astronautët arrijnë pikën më të largët nga Toka
Irani tha të martën se kishte arritur deri tani të shesë aq naftë sa edhe ka nevojë, pavarësisht presionit të SHBA-ve, por u bëri thirrje vendeve europiane të kundërshtojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të bëjnë më shumë për të mbrojtur Iranin, pasi Rusia dhe Turqia gjithashtu shprehën kundërshtimet e tyre.
Shtetet e Bashkuara të hënën restauruan sanksionet që synonin sektorin e naftës, bankave dhe transportit të Iranit, dhe kërcënuan për më shumë veprime për të ndaluar atë që Uashingtoni e quajti politikat e saj “të jashtëligjshme”, hapa që Teherani i quajti “luftë ekonomike” dhe u zotua t’i sfidojë.
Masat janë pjesë e një përpjekje më të gjerë nga Presidenti i SHBA Donald Trump për të frenuar programet bërthamore të Teheranit dhe për të zvogëluar ndikimin e Republikës Islamike në Lindjen e Mesme, sidomos mbështetjen e saj për grupet rebele në Siri, Jemen dhe Liban.
Trump po synon burimin kryesor të të ardhurave të Iranit – eksportet e saj të naftës – si dhe sektorin financiar, duke bërë që 50 banka iraniane dhe filialet e tyre jashtë kufijve, të humbin qasjen ndaj sistemit financiar të SHBA-ve.
Top Channel