24/11 09:50
Gjatë këtij viti, në Brazil u vendos që Miss Bumbum 2018 do të ishte i fundit që organizohej. Por fundi i konkursit të vitheve më të bukura nuk ishte i lavdishëm.
Pasi drejtuesi shpalli fituese Ellen Santanan, konkurrentja tjetër, Aline Uva, e shkuli shiritin e “Miss-it” nga trupi i fitueses duke e akuzuar rëndë.
“Unë i respektova të gjitha rregullat”, u dëgjua Uva në skenë. “Vithet e mia janë origjinale, por ajo i ka plastike”.
Situata u qetësua pas ndërhyrjes së organizatorëve dhe shiriti iu kthye fitueses zyrtare.
Top Channel