I ftuar në studion e “Top Talk” këtë të premte ka qenë drejtori i gazetës “Mapo” Ervis Iljazaj. Gjatë intervistës me gazetarin Denis Dyrnjaja ai ka kritikuar qëndrimin e opozitës me Kuvendin, duke e cilësuar atë si jo efikas.

“Se shoh aspak normale qëndrimin e opozitës. Më duket i pakuptimtë termi ‘marrëdhënie e kushtëzuar’. O e njeh, o se njeh Parlamentin. Mënyra se si po i lufton betejat e tyre e cilësoj jo efikase, u shpreh ai.

Më tej Iljazaj thekson se PD, si një parti që e ka ndërtuar këtë sistem nuk mund të luftë jashtë saj, pasi beteja do të ishte gjysmake.

“PD nuk mund të kthehet në një parti anti-sistem. A jo do të ishte më efikase nëse do të ishte më efikase. Të thuash që nuk e njohim këtë mazhorancë e nuk vijmë në parlament nuk është normale. Beteja e opozitës jashtë sistemit është gjysmake dhe joefikase”, u shpreh ai.

Top Channel