Këngëtarja irlandeze, Sinéad O’Connor ka njoftuar përmes rrjetit social “Twitter” se është konvertuar në fenë Islame.

Artistja, e cila njihet më së shumti për hitin e saj të vitit 1990 “Nothing Compares 2 U”, tha se e kishte ndryshuar emrin e saj në Shuhadà.

Po përmes “Twitter”-it, ajo falënderoi ndjekësit myslimanë të saj për mbështetjen.

Shpjegimi për vendimin e saj është “konkluzioni i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent” e për këtë ngarkoi edhe një video teksa këndonte “adhan”-in, apo thirrjen islamike për lutje.

Të enjten, imami irlandez Shaykh Dr Umar al-Qadri publikoi gjithashtu një video të këngëtares, teksa shprehte deklaratën e besimit islamik.

Kjo nuk është hera e parë që O’Connor, e cila e kishte ndryshuar edhe vitin e kaluar emrin, ligjërisht në Magda Davitt, që flet hapur për besimin e saj.

Në vitin 1992, ajo shkaktoi debate të forta kur grisi një foto të Papës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në një televizion amerikan.

Shtatë vite më vonë, ajo u shugurua nga një kishë e shkëputur në Lourdes. Kisha Katolike, e cila nuk i lejon femrat të bëhen klerike, nuk e njeh ende atë ceremoni.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel